Kadare do të shpërblehet me 50 mijë dollarë amerikan

Kadare do të shpërblehet me 50 mijë dollarë amerikan

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, ka fituar çmimin ndërkombëtar “Neustadt” për Letërsi.

Faqja zyrtare e “Neustadt Prize” i ka kushtuar Kadares një shkrim për veprimtarin e tij.

Kadare është një romancier, poet, eseist dhe dramaturg shqiptar , i cili ka shkruar disa vepra të mëdha. Ai botoi romanin e tij të parë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në vitin 1963. Ka fituar shumë çmime ndërkombëtare dhe vlerësohet nga disa si një nga më të mëdhenjtë e shkrimtarëve bashkëkohorë evropianë. Ai është përmendur shpesh si pretendent për çmimin Nobel në Letërsi“, shkoi “Neustadt Prize”

Sipas tyre, Kadare është një kampion i demokracisë ndërkombëtare dhe në 1990 kaloi në azil politik në Francë.  Tutje ata kanë cituar shkrimtarin: “Unë u njoha me letërsinë para se ta njihja lirinë, kështu që ishte letërsia që më çoi drejt lirisë, jo anasjelltas. Besimi në letërsi dhe procesi krijues sjell përsosmëri“.

Fituesi i “Neustadt Prize” shpërblehet me 50 mijë dollarë amerikan, një pendë shqiponje prej argjendi dhe certifikatën e çmimit.

Ndryshe, çmimi “Neustadt” është i pari çmim ndërkombëtar për letërsinë i kësaj kategorie, që e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është një nga të paktët çmime ndërkombëtare, për të cilat kanë të drejtë të konkurrojnë njëkohësisht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë./21Media