Stacioni i radhës i shkrimtarit Ismail Kadare në Kosovë, ishte qyteti i Ferizajt Në këtë qytet Kadare është nderuar me çmimin “Finesa” i cili u jepet krijuesve të dalluar, për suksese të posaçme, që mund të merren si model i kreativitetit artistik në fusha të ndryshme të artit. Po ashtu, në Ferizaj nga sot sheshi pran teatrit të qytetit do të mbaj emrin e kolosit të letrave shqipe, shkruan rtv21.tv

Stacioni i radhës i shkrimtarit Ismail Kadare në Kosovë, ishte qyteti i Ferizajt

Në këtë qytet Kadare është nderuar me çmimin “Finesa” i cili u jepet krijuesve të dalluar, për suksese të posaçme, që mund të merren si model i kreativitetit artistik në fusha të ndryshme të artit. Po ashtu, në Ferizaj nga sot sheshi pran teatrit të qytetit do të mbaj emrin e kolosit të letrave shqipe, shkruan rtv21.tv

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Sfarca ka thënë se komuna e Ferizajt ndihet e nderuar me vizitën e Kadaresë dhe se bashkëqytetarët e tij nuk do ta harrojnë gjatë këtë nderë që iu është bërë.

Vizita e Kadaresë në Ferizaj ka vazhduar edhe me zbulimin e pllakës te sheshi i teatrit të qytetit i cili që nga sot edhe do ta mbaj emrin e shkrimtarit Ismail Kadare./21Media