Parku tek teatri i qytetit të Ferizajt të emërohet me emrin e shkrimtarit

Parku tek teatri i qytetit të Ferizajt të emërohet me emrin e shkrimtarit

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj, Naim Ferati ka bërë të ditur se Ismail Kadare do ta vizitojë këtë qytet.  Ai ka treguar se Kadare në Ferizaj, vjen me ftesë të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem  Svarqa.

“Kam kënaqësi të veçante që dje komisioni që është emëruar për ndarjen e çmimit “Finesa”, një çmim vjetor për kulturë që ndahet për personalitete të ndryshme, të artit, kulturës dhe letërsisë në Kosovë dhe në Ferizaj. Këtë vit ky komision i cili është marr në mënyrë profesionale ka marr vendim që çmimi “Finesa” për vitin 2017, t’i ndahet shkrimtarit të madh Ismail Kadare me motivacionin për vepër jetësore “Kolosi i veprave shqipe”. Sigurisht që ky çmim neve na bënë nder, që t’i ndajmë një personaliteti siç është Ismail Kadare”, tha drejtori Ferati.

Sipas Feratit, është paraparë që edhe parku tek teatri i qytetit të emërohet me emrin Ismail Kadare.

“Përveç ndarjes së çmimit është nxjerr edhe një propozim që sot do të dorëzohet në Kuvendin Komunal dhe në komisionin për emërimin e rrugëve dhe shesheve në Ferizaj, që sheshi tek tetari i qytetit të emërohet me emrin Ismail Kadare dhe besoj që shumë shpejt ne do të bëjmë edhe njoftimin për media për qytetarët ditën dhe kohën e arritjes së Ismail Kadaresë për pranimin e çmimit Finesa dhe për hapjen e mundësisë për emërimin e sheshit dhe zbulimin e kësaj hapësirë me emrin e tij”, ka shtuar drejtori./21Media