Për barnatoret e QKUK-së ka filluar "Transformimi Farmaceutik"

Për barnatoret e QKUK-së ka filluar “Transformimi Farmaceutik”

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se në QKUK është nisur “Transformimi Farmaceutik”, që përmban 14 barnatore klinike dhe rreth 90 barnatore të reparteve.

Ai ka treguar se çdo barnatore do të jetë e monitoruar me sistem elektronik, kamera, barkode dhe dyer me qasje të kufizuar.

Ismaili po ashtu ka theksuar se Barnat që janë blerë në barnatoret e QKUK-së, jo gjithherë kanë arritur deri te pacienti, si dhe në këto barnatore janë mbajtur barnat , pa asnjë siguri dhe asnjë kriter për ruajtjen e tyre.

Sipas tij, në 20 vjet e fundit nuk ka pasur asnjëherë asnjë sistem të mirëfilltë se si janë menaxhuar barnat në QKUK./21Media