Ismaili: Çdo zvarritje e Ligjit për Paga është dëshpëruese

Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve”

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se është i zhgënjyer me zvarritjen e procesit të pagave për profesionistët shëndetësorë, të cilët prej këtij muaji është dashur t’i marrin me rritje.

“Pas një angazhimi të veçantë dhe një pune të gjatë, bashkë me mjekët dhe infermierët kemi bërë të pamundurën për të siguruar paga të dinjitetshme për profesionistët shëndetësorë.Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve, të cilët po mundohemi t’i mbajmë në Kosovë. Ashtu si në ditën e parë, edhe sot jap mbështetjen time të plotë për këtë ligj. Çdo zvarritje është dëshpëruese”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ai ka theksuar se punëtorët shëndetësorë kanë pritur gjatë dhe se vendimi duhet të vijë sa më parë.

Avokati i Popullit sot e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagat në Sektorin Publik për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën./21Media

Back to top button