SHBA e përkushtuar të mbështetesë Ministrinë e Shëndetësisë

SHBA e përkushtuar të mbështetesë Ministrinë e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili priti sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, të cilin e falënderoi për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe sektorin shëndetësor përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit.

Ambasadori Delawie ka shprehur përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit./21Media