Replika në mes Konjufcës dhe Ismailit

Replika në mes Konjufcës dhe Ismailit

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i ka dhënë sqarime akuzave të deputetit Glauk Konjufca, i cili tha se qysh në fillim të Qeverisë Haradinaj tre pacientë kanë vdekur nga neglizhenca e mjekëve.

Ismaili tha se posa ka ndodhur kjo ka ndërmarrë masa edhe pse kishte vetëm dy ditë punë.

Ministri Ismaili tha kishte angazhuar edhe inspektoratin dhe të gjithë mekanizmat për t’u marr me rastin.

Më pas reagoi deputeti nga VV, Glauk Konjufca, i cili tha se puna e ministrit Uran Ismali është si “puna e njërit kur shkon në mal pa sakicë”.

“I ka qellu Kadri Veseli shok dhe u bo minster”, tha Konjufca për ministrin e shëndetësisë Uran Ismaili. Sepse sipas tij ai “s’ka lidhje me shëndetësinë” dhe nuk e njeh këtë fushë.

Lidhur më këtë reagoi prapë ministri Ismaili i cili tha se këto janë deklarata politike. Ai tha “tani, kemi shërbimi 24 orë, tash pas orës 19:00 mundesh me i qu për sulm në zemër në QKUK sepse e kemi siguruar një aparaturë 24 orë që nuk ka ekzistuar kurrë në QKUK”. / 21Media