Programi i PDK-së për Shëndetësinë

Programi i PDK-së për Shëndetësinë

Ministri në detyrë i shëndetësisë, Uran Ismaili, tani kandidat i PDK-së për deputet, Uran Ismaili, në emisionin “Debat Përnime”, shpalosi planet që kanë për shëndetësinë, shkruan rtv21.tv

Ismaili ka thënë se gjendja e pacientëve do të ndryshojë edhe më shumë.

“Pacientët kanë qenë në një pozicion tejet të vështirë, sepse edhe punëtorët kanë qenë në pozicion të vështirë. Nuk ka pas kujdesje ndaj sistemit shëndetësor, nuk ka pas paisje, nuk ka pas infrastrukturë, nuk ka pas recepcione, disiplina e mjekëve ka qenë tepër e ulët dhe kjo na ka shty që të intervenojmë në të gjitha këto drejtime”, ka thënë Ismaili.

Ai ka thënë se po ndërrojnë mënyrën se si sistemi shëndetësor komunikon me pacientin.

“Do të jemi të vendosur që mjekët të jenë aty, duhet të krijohen kushtet për t’i shërbyer pacientit, duhet mbështetur mjekët në potencialin e tyre që të kenë mundësinë t’i trajtojnë, të ketë një sistem menaxherial rreth pacientin, që e kemi fillu me 9 recepcione. Ne po e ndërrojmë mënyrën se si sistemi shëndetësor komunikon me pacientin”, ka thënë Ismaili.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 6 tetor./21Media