Sipas Ismailit iniciativa e Veselit duhet të merret me skepticizëm

Sipas Ismailit iniciativa e Veselit duhet të merret me skepticizëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë sot vendim për t’i larguar nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

Valmir Ismaili nga Demokracia Plus, në emisionin “Click” në RTV 21, tha se me këtë vendim kryetari i PDK-së, Veseli po tenton që t’u hedh hi syve publikut.

“Para tri dite njerëzit e njëjtë po përzgjidhen në këshillin drejtues, pastaj mas dy dite ti po del edhe po thu që nuk do t’i kandidojë dhe nuk do t’i përkrah, do të thotë këtu diçka matematika nuk është në rregull…prandaj po tham se kjo është ndoshta më shumë një lloj tentimi i zotit Veseli që prapë të hedh si syve tek publiku.”, tha Ismaili.

Sipas Valmir Ismailit, Veseli ka qenë i vetëdijshëm për njerëzit që kanë akuza dhe i ka afruar tek vetja. Ai shtoi se inicativa e të parit të PDK-së duhet të merret me skepticizëm./21Media