Ismajli: Nuk ka vend për panik, jemi 24 orë në shërbim të të gjithë qytetarëve

Ismajli: Nuk ka vend për panik, jemi 24 orë në shërbim të të gjithë qytetarëve

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli ka deklaruar se gjendja e të prekurve me Covid-19, në Vrapçiq, është stabile.

“Gjatë ditës u është ofruar mbështetje nga ekipet e shëndetësisë primare, duke i kontrolluar dhe furnizuar me medikamente. Po ashtu, i kemi furnizuar edhe me pako ushqimore dhe higjienike. Nuk ka vend për panik, jemi 24 orë në shërbim të të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar Ismajli.

Ismajli ka njoftuar se gjendja po shkon drejt përmirësimit dhe se nuk ka raste të reja të dyshuara me Covid-19./21Media