Ismajli injoron sërish Komisionin për mbikëqyrje Financiare

Uran Ismajli nuk iu ka përgjigjur as për herën e dytë Komisionit

Komisioni për Mbikëqyrje Financiare sot në rend të ditës pati shqyrtimin e raportit të auditorit për Ministrinë e Shëndetësisë, por ministri Uran Ismajli nuk iu ka përgjigjur as për herën e dytë Komisionit për të raportuar.

Avdullah Hoti, anëtar i këtij komisioni, ka thënë se ministri Ismajli nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë që ka për të raportuar në komision.

“Ne nuk po themi që ministri Ismajli duhet të marrë përgjegjësi për të gjeturat në Ministri të Shëndetësisë, por të paktën të raportojë për ato. Unë propozoj t’ia bëjmë edhe një ftesë ministrit për raportim”, ka thënë Hoti.

Ndërsa Mërgim Lushtaku ka thënë se duhet të shtyhet kjo pikë dhe të ftohet ministri për një mbledhje tjetër.

“Nëse nuk vjen, ne duhet të bëjmë rekomandimet për në seancën e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Lushtaku.

Komisioni u pajtua ta ftojnë ministrin Ismajli për herën e tretë për raportim.

Back to top button