Policia e Kosovës pas një pune intensive operativo-hetimore arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës pas një pune intensive operativo-hetimore arreston të dyshuarin

Sot në mëngjes një qytetar ua ka treguar Policisë së Kosovës një video incizim ku aty vërehej një qytetar duke e goditur (në mënyre brutale) një fëmijë të komunitetit Ashkali kosovar.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme për arrestimin e të dyshuarit. Rasti ka ndodhur me datën 14.08.2019 në ora 14:00, në Gurrakoc-Istog.

Sot me datën 19.08.2019 rreth orës 09:23 Policia e Kosovës- Stacioni Policor Istog ka arrestuar të dyshuarin: L.D  lindur me 1990 m/k/sh, thuhet në komunikatën e lëshuar pë media nga Policia e Kosovës.

Pas intervistimit nga ana e hetuesëve policor, është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, i dyshuari ndalohet për 48 orë ndërsa viktima femër e mitur ishte dërguar për trajtim mjekësor, me ç’rast  sipas mjekut gjendja e saj pas trajtimit, ishte stabile.

Zyrtaret Policor janë shprehur të gatshëm  për t’i përkrahur familjarët e viktimës për çfarëdo nevoje që mund të kenë./21Media