Istog, tenton ta vrasë një person para shtëpisë së tij

Arrestohet i dyshuari

Sot rreth orës 02:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Istog, një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, i cili ishte pranë shtëpisë së tij.

Viktima dyshohet se ka pësuar plagë në pjesën e qafës nga arma e zjarrit, por Policia e Kosovës njofton se është jashtë rrezikut për jetë. Po ashtu nga të shtënat janë dëmtuar edhe xhamat e shtëpisë së viktimës.

Nga njësitë përkatëse të policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe personi i dyshuar është arrestuar. Arma me të cilën dyshohet se është përdoruar në rast është gjetur në veturën e të dyshuarit dhe është sekuestruar si provë me të cilën mendohet se është kryer vepra.

I dyshuar është ndaluar për 48 orë për veprën penale ‘vrasje në tentativë’./21Media

 

.

Back to top button