Istogu e fitoi Kupën e Kosovës për herë të katërt

Istogu sonte e ka fituar Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Istogu e ka mposhtur Ferizajn me rezultat 34:29.
Istogu e ka fituar Kupën e Kosovës për herë të katërt.
Seria fillestare 6:0 e Istogut, siç ka informuar Federata e Hendbollit e Kosovës, e ka bërë dallimin. Epërsinë bindëse istogaset e kanë mbajtur deri në fund të pjesës së parë, që ka përfunduar me rezultat 17:12.
Në pjesën e dytë ferizajaset janë munduar ta kthehen në lojë. Madje, janë afruan deri në tri gola, 27:24, por Istogu megjithatë ia ka dalë të kontrolloi lojën deri në fund.
Natalija Milatoviq me 9 gola ka qenë më efikasja te Istogu.
Te Ferizaj, është dalluar Ana Luisa Chaves me 12 gola.
Chaves është shpallur lojtare e ndeshjes nga KHF Ferizaj. Te KHF Istogu, lojtare e ndeshjes është shpallur Esma Muratoviq, që është shpallur edhe më e mira e turneut final.
Ndryshe, me finalen e hendbollisteve ka përfunduar “Final Four” i Kupës. /21Media

Back to top button