Isotgu mposhti Shqiponjën

Isotgu mposhti Shqiponjën

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve janë duke u zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e femrave ka filluar në orën 15:00, ku në fushë janë takuar Isotgu dhe Shqiponja.

Në këtë garë arriti të triumfoi Istogu ndaj Shqipnojës me rezultat 44:32.

Kurse, në ndeshjen e parë gjysmëfinale në konkurencën e meshkujve, e cila është zhvilluar në orën 13:00 fitoi Prishtina kundër Trepçës me rezultat përfundimtar 20:34.

Kujtojmë se, ndeshja e dytë në kuadër të femrave në gjysmëfinale fillon në ora 17:00 dhe luhet mes Vushtrrisë e Prishtinës.

Ndërsa, prej orës 19:00 luhet gjysmëfinalja e dytë te meshkujt mes Kastriotit dhe Besa Famgas. Ndeshjet finale në hendboll mbahen të dielën nga ora 19:15. /21Media