Istogu fiton me nëntë gola epërsi

Istogu fiton me nëntë gola epërsi

Istogu ka mposhtur skuadrën e Vushtrrisë në ndeshjen e parë finale të play-offit me rezultat përfundimtar, 32:23.

Istogu ishte në epërsi ndaj Vushtrrisë edhe gjatë pjesës së parë me rezultat, 12:11.

Ndeshja është zhvilluar në palestrën “Karagaçi” në Pejë dhe është transmetuar drejtpërsëdrejti në RTV 21 Plus.

Në të njëjtën palestër me fillim nga ora 20 e 30 do të ndeshen edhe Besa Famgasit me Kastriotin. Kjo është sfida e parë finale e play-offit në Superligën e henbollistëve./21Media