Istrefi falënderon ata që ishin të pranishëm në ceremoninë e varrimit të producentes Berisha

1 min read

Sot(30 qershor) iu dha lamtumira e fundit producentes shqiptare, Vjosa Istrefi Berisha.

Vendosur në arkivol druri, rreth e rrotull mbuluar me lule, trupi i pajetë i artistes qëndroi për herë të fundit në foajenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Të shumtë ishin qytetarët, por edhe artistët që u përkulën para arkivolit që u mbulua me flamurin shtetëror të Kosovës.

I vëllai i producentes së ndjerë, Shkumbin Istrefi ka falënderuar të gjithë për ngushëllimet dhe ata që ishin të pranishëm në ceremoninë e varrimit të motrës së tij.

“Ne emer te familjes Istrefi, falenderoj te gjithe qe ishin te pranishem ne ceremonine mortore dhe na ngushelluan me rastin e vdekjes se vajzes dhe motres sone Vjosa (Istrefi) Berishes’, u shpreh Istrefi./21Media