Itali – E vrasin kosovarin dhe e hedhin në lumë

I dyshuar për vrasjen e 20 vjeçarit po merret në pyetje

Një shtetas i Kosovës  u gjet i vdekur sot në mëngjes në Calcio të Italisë.

Rastin për rtv21.tv e bëri të ditur një shok i ngushtë i tij, (L.K),  i cili tregoi se dyshohet që shokun e vranë dhe më pas e hodhën në lumë.

Sipas mediave italiane, 20 vjeçari, Erion Morina, ka jetuar në qytetin e Bassa për disa vjet!

Siç raporton RTV21, viktima mbrëmë kishte qenë mysafir në Peter Pan Caffè, ndërsa trupi i tij u gjet 50 metra larg.

Disa kalimtarë, rreth 06:00 të mëngjesit, vërejtën pikat e gjakut në trotuar dhe më pas kufomën.

Brenda dy orësh u identifikua autori i dyshuar i krimit.

I prangosuri M. M., njëzet vjeçar, është dërguar në Treviglio për t’u marrë në pyetje.

Shoku i viktimës tregoi për RTV21 se 20 vjeçari i ndjerë është Erion Morina nga fshati Drenoc i komunës së Malishevës.

RTV21 foli edhe me policinë e Kosovës, e cila shpjegoi të ketë njoftuar familjen e të ndjerit për fatkeqësinë./21Media

Back to top button