Itali: Shqiptarja gjendet e vdekur, burri i saj i plagosur

40 vjeçarja vdiq në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike u regjistrua pasditen e së premtes (31 janar 2020) në Gjenova të Italisë. Një emigrante shqiptare 43 vjeçare, e identifikuar Laureta Zyberi u gjet e vdekur në apartamentin, ku punonte si pastruese shtëpie në lagjen “Marassi” të Gjenovës.

Pranë trupit të saj pa jetë u gjet i plagosur dhe bashkëshorti i saj po ashtu shqiptar, Eduart Zyberi, 54 vjeç.

Ishte pronari i apartamenti ku punonte shqiptarja, i cili gjeti të dy trupat e mbuluar me gjak mbi dysheme. Më pas, ai lajmëroi ndihmën e shpejtë mjekësore e autoritetet policorë. Lajmin e bënë të ditur mediat lokale italiane.

40 vjeçarja shqiptare humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj është në gjëndje të rëndë në spitalin San Martino me një plagë të rëndë në stomak.

Po sipas mediave italiane, nga hetimet e para mendohet se krimi u krye me armë të fohtë. Dyshohet bashkëshorti ishte autori i këtij krimi, i cili më pas tentoi të vetëvritej.

Në apartamentin ku ndodhi ngjarja po kryhen verifikimet e rastit për të zbardhur të gjitha detajet e krimit. Ky është versioni i parë i kësaj ngajrje tragjike i përcjellë nga mediat italiane deri në pritje që autoritetet italiane të dalin me një komunikim zyrtar./oranews

Back to top button