"E vetmja mënyrë për të pasur drejtësi është vdekja"

“E vetmja mënyrë për të pasur drejtësi është vdekja”

Një 58-vjeçare shqiptare ka tentuar t’i japë fund jetës duke u djegur. Ngjarja ka ndodhur në Rimini, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në ambientet e brendshme të një gjykate.

Ngjarja shkaktoi panik mes atyre që e gjeten veten si dëshmitarë të kësaj skene të tmerrshme.

Mediat italiane raportojnë se ka qenë një avokat, i cili e ka shpëtuar.

Dëgjova një grua duke bërtitur dhe u nxita për të parë se çfarë po ndodhte. Para meje ishte zonja që bërtiste se ajo ishte një viktimë e padrejtësisë“, tha avokati, i cili tha se gruaja bërtiste: “E vetmja mënyrë për të pasur drejtësi është vdekja“.

Shkak i kësaj ngjarja ka qenë, pasi gruaja nuk po merrte drejtësi, pasi të gjitha denoncimet ishin akrivuar.

Zemërimi dhe dëshpërimi e shtynë drejt aktit ekstrem.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, ambulanca dhe policia. Gruaja raportohet të ketë marrë djegie të shkallës së parë dhe ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet 58-vjeçares shqiptare./Oranews