Pinotti tha sonte se vendi i saj do të punojë së bashku me Qipron për të rritur sigurinë në Detin Mesdhe

Pinotti tha sonte se vendi i saj do të punojë së bashku me Qipron për të rritur sigurinë në Detin Mesdhe

Ministrja italiane e Mbrojtjes, Roberta Pinotti tha sonte se vendi i saj do të punojë së bashku me Qipron për të rritur sigurinë në Detin Mesdhe.

Ajo bëri këtë deklaratë pas takimit që pati me ministrin qipriot të Mbrojtjes, ku tha se të dy vendet ranë dakord për të shqyrtuar mundësinë e forcimit të bashkëpunimit të mbrojtjes në kuadër të BE-së.