Italia e gatshme ta mbështesë Kosovën për teknologji informative

Konjufca takohet me Di Maion

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca priti në takim homologun e tij italian, Luigi Di Maio. Pas takimit, të dy ministrat mbajtën konferencë për media.

Konjufca tha se Italia është shtet mik dhe mbështetës i palëkundur i Kosovës. Ai njoftoi se në takim u bisedua si të thellohen marrëdhëniet mes dy vendeve, shkruan rtv21.tv

Italia ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur Kosovën për teknologji informative. Ministri ofroi mbështetje për projektet që do t’i ketë qeveria e re për ndërtimin e parqeve të teknologjisë informative.

Konjufca falënderoi Di Maion për mbështetjen e tij për heqjen e vizave, dhe kontributin e italianëve me misionin e KFOR-it.

Nga ana e tij, ministri italian tha se së bashku të gjitha vendet duhet të përkrahin integrimin e Ballkanit perëndimor.

Tutje ai tha se miqësia e Italisë dhe Kosovës lidhet me të kaluarën, përvojën e kaluar dhe që bazohet edhe në idenë e gjeneratave të reja.

Di Maio ka ftuar Konjufcën për vizitë në Itali./21Media

Back to top button