Italia fiton shuma marramendëse të parave nga akulloret

Italia lidere e prodhimit të akulloreve

Ekonomia italiane ka tendenca të ringjalljes në krahasim me rivalët në Bashkimin Evropian (BE), por në një fushë mbetet lidere e paarritshme – në bërjen e akulloreve, ku kërkesat janë në rritje dhe e bëjnë Italinë prodhuesin më të madh.

Prodhuesi e akulloreve në Itali kanë prodhuar vitin e kaluar 595 milionë litra akullore, që paraqet 19 për qind të prodhimit të përgjithshëm evropianë, shkruan agjencia Bloomberg, duke iu referuar statistikave zyrtare.

Sipas statistikave të bazuara në faturat e shitjes së shitoreve të vogla, brenda vitit italianët fitojnë 1,4 miliard euro. Në këtë biznes janë të punësuar pothuajse 69.000 njerëz në Itali.

Në vendin e dytë në Evropë për nga prodhimi i akulloreve është Gjermania me 515 milionë litra./21Media

Back to top button