Italia kërcënon të mbyllë portet për emigrantët

Gentiloni: Italia është braktisur nga vendet tjera evropiane

Italia ka kërcënuar se do të ndalojë anijet e vendeve të tjera që të zbarkojnë emigrantë në portet e saj. Vetëm gjatë katër ditëve të fundit, besohet se rreth 10 mijë njerëz kanë tentuar të shkojnë në Evropë nga Afrika e Veriut.

Kryeministri italian Paolo Gentiloni, tha se vendet e tjera evropiane kanë kthyer kokën në krahun tjetër duke braktisur Italinë.

Sipas mediave vendase, në Itali gjatë këtij viti kanë mbërritur më shumë se 73 mijë emigrantë, një rritje prej 14% nga e njëjta periudhë e një vitit më parë.

Roja Bregdetare italiane udhëheq operacionet e shpëtimit, por shumica e anijeve në Mesdhe drejtohen nga organizata jo qeveritare dhe i përkasin vende të tjera, përfshirë vende të BE-së si Gjermania dhe Malta.

Sipas mediave ndërkombëtare, ligjërisht nuk dihet ende nëse Italia mund ta bëjë këtë, pasi rregullat për zbarkimin e emigrantëve përcaktohen nga ligji ndërkombëtar.

Ndërkohë komisionari evropian për emigrimin Dimitri Avramopoulos tha se Italia ka të drejtë për gjenden e vështirë dhe i bëri thirrje Evropës që të reagojë edhe me ndihma financiare./21Media

Back to top button