“Italia mbështet perspektivën evropiane të Kosovës”

Limaj ka takuar ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin biseduan për zgjedhjet e fundit, situatën politike pas zgjedhjeve, dhe për tema tjera me interes për qytetarët e vendit.

Limaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se ambasadori italian me këtë rast ka shprehur përkushtimin e vendit të tij për të mbështetur perspektivën evropiane të Kosovës.

“Biseduam për zgjedhjet e fundit, për situatën politike pas zgjedhjeve, dhe për tema tjera me interes për qytetarët e vendit. Veç procesit zgjedhor, diskutuam edhe për suksesin e NISMA’s në këto zgjedhje, sukses për të cilin u jam mirënjohës të gjithë juve anëtarëve tanë, sepse ju jeni më mëritorët për fitorën tonë të përbashkët. Ambasadorin Sardi, e falënderova për kontributin e tij personal dhe të shtetit të Italisë, që çdo herë ka qenë e gatshme të ndihmoj Kosovën në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në rrugën drejt integrimeve europiane. Ambasadori italian Sardi, tha se Italia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën evropiane të Kosovës”, thuhet në postimin e Limajt./21Media

Back to top button