Shqipëria mbetet e katërta me 6 pikë

Shqipëria mbetet e katërta me 6 pikë

Futbollistët e kombëtares italiane kanë shënuar sonte fitore të vlefshme në luftën për vend të parë në grupin G, pasi ishin më të mirë se sa futbollistët e Shqipërisë me rezultat 2:0.

Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë krejt ndryshe. Italianët në vazhdimësi kërkonin të shënojnë edhe golin e dytë.

Në minutën 53 Immobile kërkoi penallti për Italinë, pasi që Ajeti preku topin me dorë, por gjyqtari slloven nuk mendoi ashtu dhe lejoi që loja të vazhdojë.

Në minutën 58 ndeshja u ndërpre përkohësisht pasi tifozët e Shqipërisë kanë hedhur flakadanë pas portës së Italisë.

Italianët kanë mundur të shënojnë edhe golin e dytë në minutën 59 kur Verrati ekzekutoi goditjen e dënimit, por Çikalleshi largoi topin nga zona e kuqezinjve.

Tre minuta më vonë Candreva pati një goditje të fuqishme nga distanca, por Strakosha priti topin pa vështirësi.

Në minutën ishte prapë mundësi e mirë për Italinë, por pret Strakosha dhe topi përfundon në goditje nga këndi. Më pas Bonucci dhe topi përfundon jashtë.

Iniciativa italiane vazhdoi edhe në minutat në vijim ku Zappacosta rrezikoi nga distanca, por topi shkoi lart mbi portën e Shqipërisë. Veseli në minutën 69 u ndëshkua me karton të verdhë, pas ndërhyrjes ndaj Verrati. Një minutë më vonë “azurët” shënuan edhe golin e dytë përmes Immobilie.

Roshi në minutën 75 u ndëshkua me karton të verdhë, pas ndërhyrjes ndaj Sciglio. Katër minuta më vonë trajneri De Biasi zëvendësoi Roshin me  Eros Grezda, për të cilin kjo ishte ndeshja e parë për kombëtaren shqiptare.

Për kombëtaren shqiptare në minutën 88 debutoi edhe Liridon Latifi, i cili zëvendësoi Bashën.

Kombëtarja shqiptare deri në fund të takimit nuk arriti të rrezikojë portën e Buffon, për të cilin kjo ishte ndeshja e 1000 në karrierë.

Pas kësaj fitoreje, Italia aktualisht renditet e dyta në grupin G, me pikë të njëjta sa ka Spanja në vendin e parë, 13 pikë, derisa Shqipëria mbetet e katërta me 6 pikë./21Media