Në rast se Londra i nënshtrohet Brukselit, Britania në krizë kushtetuese

Në rast se Londra i nënshtrohet Brukselit, Britania në krizë kushtetuese

Britania mund të zhytet në krizën më të madhe kushtetuese që nga Lufta e Dytë Botërore, tha deputeti dhe mbështetësi i Brexitit, Nigel Farage. Farage tha se kjo do të ndodhë nëse kryeministrja e Britanisë, Thereza Mey, bën kompromise në marrëveshjen për Brexitit apo nëse procesi shtyhet për shkak të kundërshtarëve të Brexitit.

“Në rastin më të mirë, nën kryesimin e qeverisë tonë patetike, Brexiti do të ndodh vetëm në letër. Në rastin më të keq, duhet të luftojmë sërish për çdo gjë. Do të ishte kjo një tradhti ndaj miliona qytetarëve, të cilët votuan për këtë”, tha Farage. Në mesin e anëtarëve të Partisë Konservatore të Mejit, por edhe në Parlamentin e Britanisë, ka qëndrime të ndryshme për Brexitin, ndërsa Meyt i kanë mbetur në dispozicion vetëm edhe tetë muaj që të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian, e cila do të ishte e favorshme për Britaninë. Përkundër faktit se ka mbetur edhe pak kohë në dispozicion, Mey po këmbëngul se Britania do të largohet nga unioni më 29 mars të vitit të ardhshëm. Kundërshtarët e Brexitit po tentojnë të grumbullojnë mbështetje të mjaftueshme në dhomën e ulët të Parlamentit, në mënyrë që të jenë në gjendje të bllokojnë marrëveshjen eventuale mes Mey-it dhe unionit.

Farage tha se nëse marrëveshja refuzohet nga Parlamenti, atëherë vendi do të zhytet në krizë kushtetuese dhe shtoi se gjasat që kjo të ndodh po rriten për çdo javë. Sipas tij, nëse marrëveshja për Brexitit refuzohet duke u bazuar në votëbesimin për qeverinë, atëherë Britaninë e presin zgjedhjet parlamentare apo një referendum i ri./21Media