Iu dha lamtumira Arian Dacit

Haradinaj: Ariani Ishte i dalluar për vepra të larta.-Gashi: Do ta ruajmë kujtimin për këtë njeri të mrekullueshëm.-Ademi: Largimi i Arianit nga kjo jetë është humbje e thellë.- Jakupi: Ariani karakterizohej nga hareja që transmetonte

Familjarë, zyrtarë të lartë të shtetit dhe miq e bashkëpunëtorë, ia dhanë sot lamtumirën e fundit zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit, i cili vdiq dje, pasi u godit nga një ortek gjatë skijimit në Brezovicë. Pas homazheve dhe mbledhjes komemorative, Arian Daci, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe kreut aktual të Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Nexhat Daci,u  përcoll  për  në banesën e fundit në varrezat e kryeqytetit në Arbëri./21Media

 

Back to top button