Tarık Ünlüoğlu u varros në Stamboll

Tarık Ünlüoğlu u varros në Stamboll

Të martën në moshën 61-vjeçare ka vdekur aktori i mirënjohur turk, Tarık Ünlüoğlu. Ai e humbi betejën me kancerin.

Vdekja e tij ka prekur shumë njerëz, shoqërin, fansat por më së shumti familjarët, tranmseton rtv21.tv

Tariku u varros sot në Stamboll, aty ku u mbajt edhe ceremonia mortore. Fotografi nga momenti i dhimbshëm janë publikuar në rrjete sociale.

Humbjen e tij më së shumti e ka përjetuar bashkëshortja, aktorja turke, Gulenay Kalan, e cila i ka qëndruar pranë bashkëshortit deri në momentet e tij të fundit.

Gulenay në disa fotografi u pa duke u hedhur mbi kufomën e tij dhe me lot në sy.

Aktori u bë i njohur tek ne me rolin e tij në serialin “Gymysh”, që u transmetua në Radiotelevizionin 21. Aktori i njohur u shfaq në filma, seriale dhe në teatër për 25 vjet. /21Media