Sefa Kaya u varros në Stamboll

Sefa Kaya u varros në Stamboll

Të shtunën menaxheri i reperit kosovar, Azet, Sefa Kaya ka vdekur në një aksidenti.

Vdekja e tij ka prekur shumë njerëz por më së shumti familjarët dhe vetë Azetin, i cili po të shtunën ka shkruar disa fjalë prekëse për të.

Sefa u varros sot në Stamboll, aty ku u mbajt edhe ceremonia mortore. Fotografi nga momenti i dhimbshëm janë publikuar në rrjete sociale.

Sefa Kayan e ka kujtuar sot edhe këngëtari Azet nëpërmjet një fotografie të publikuar në Instagram.

Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, Sefa mbret Kaya“, ka shkruar Azzeti në Instagram.

Menaxheri i reperit ishte në Kosovë dhe vdiq mëngjesin e së shtunës në një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj./21Media