52-vjeçarja këndoi vetëm një këngë

52-vjeçarja këndoi vetëm një këngë

E pastreha që u bë virale pasi këndoi në metronë e Los Angeles, ka dhënë performancën e saj të parë.

Emily Zamour performoi në koncertin e “Historic Little Italy” në San Pedro.

52-vjeçarja me origjinë ruse këndoi vetëm një këngë, atë që e bëri të famshme në stacionin e metrosë.

Pas performancës ajo falënderoi turmën dhe ngriti vëmendjen për krizën e të pastrehëve në Kaliforni.

Zamourka është prej dy vitesh e pastrehë.

Ajo tha se përfundoi në rrugë, pasi violina që përdorte për të fituar para, u thye nga disa vandalë.

Pasi video e saj në metro duke kënduar u bë virale, producenti i nominuar për Grammy, Joel Diamond i propozoi asaj të nënshkruanin së bashku një marrëveshje për regjistrimin e këngëve.

Diamond ka mbi 50 vjet në industrinë e muzikës./oranews