Barcelona prej kohësh e ka vëzhguar 19-vjeçarin

Barcelona prej kohësh e ka vëzhguar 19-vjeçarin

Ivan Morante është një nga talentet më të ndjekur në Spanjë dhe jo vetëm. Prej kohësh Barcelona e ka vëzhguar 19-vjeçarin i cili po impresionon me ekipin B të Villarreal ndërsa ka shkëlqyer edhe me Spanjën U20.

Së fundmi është Manchester  City që është hedhur në sulm për fantazistin të cilit i skadon kontrata pas 6 muajsh dhe duke mos rinovuar ai mund të largohet për 6-7 milionë euro.

Një shumë të tillë Citizens janë gati ta paguajnë menjëherë pasi edhe Pep Guardiola ka dhënë “ok” për ta afruar fillimisht Moranten në ekipin e të rinjve.