Ivanka nuk e ka problem të vesh dy herë të njëjtën veshje

Ivanka nuk e ka problem të vesh dy herë të njëjtën veshje

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner ishin të pranishëm në Romë në dasmën e stilistes së famshme Misha Nonoo.

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump shkëlqeu në veshjen e saj. Ivanka dallon gjithmonë për stilin e veçantë.

Në ceremoninë e stilistes ajo u shfaq e veshur me një fustan ‘vintage’ të disenjatorit të njohur amerikan Bob Mackie, të cilin e mori borxh nga dollapi i nënës së saj.

Nëna e Ivanka-s, Ivana, e veshi këtë fustan në vitin 1991 dhe e bija ia ka marrë borxh dy herë deri më tani. Herën e parë ajo e veshi në vitin 2014, në dasmën e stilistit Joseph Altuzarra./21Media