Ivanka Trump flet rreth sulmeve në Siri

Ivanka Trump: Jam krenare me babin tim

E bija e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këshilltare në Shtëpinë e Bardhë, Ivanka Trump tha se është krenare me babin e saj, pas veprimeve të SHBA-ve në Siri.

“Koha në të cilën jetojmë, kërkojnë vendime të vështira. Krenare me babin tim, pasi ai refuzoi të pranojë krimet e tmerrshme kundër njerëzimit”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë goditur me 59 raketa “Tomahawk” objekte të qeverisë siriane si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike në Siri që la dhjetra të vrarë dhe qindra të plagosur.

Kjo është goditja e parë e drejtpërdrejtë që SHBA ndërmarrin kundër qeverisë së Assadit që nga fillimi i luftës civile në Siri gjashtë vjet më parë./21Media

Back to top button