Ivanov flet përsëri për deklaratën e partive shqiptare

Ivanov ka thënë se thelbi i deklaratës së partive shqiptare është ndryshimi i rendit kushtetues të Maqedonisë

Thelbi i deklaratës së partive shqiptare është ndryshimi i rendit kushtetues të Maqedonisë dhe nga shtet multietnik Maqedonia të shndërrohet në shtet bietnik. Në intervistën për televizionin kombëtar kroat, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov jep qëndrimet e tij rreth dekleratës së partive shqiptare, por edhe për situatën politike në vend.

“Për të bërë një krahasim mund të them se Maqedonia mund të shndërrohet në Qipro vetëm se Maqedonia nuk është ishull” thotë Ivanov, shkruan TV21.TV

Sipas Ivanovit qëllimi i dekleratës shqiptare është barazimi i gjuhës shqipe me atë maqedonase dhe me ndryshime të amendamentit kushtetues i cili buron nga marrëveshja kornizë e Ohrit sipas të cilës etnitë të drejtat e tyre i fitojnë në bazë të përfaqësimit të tyre e që është 20 %, në shtet.

“Qëllimi i dekleratës së Tiranës është që këto 20 % të ndryshohen, gjuha shqipe të jetë i njëjte me gjuhën maqedonase. Me këtë shkurtohen të drejtat që i kemi në Maqedoni, sepse turqit kanë komunë në të cilën gjuha turke është zyrtare, shkollat janë në gjuhën turke . Ne kemi komunë rome në të cilën gjuha rome është zyrtare, gazeta zyrtare është në gjuhën rome, gjithashtu shkollat janë në gjuhën rome. Edhe serbet kanë komunë në gjuhën serbe. Kështu që me dekleratën e Tiranës këto të drejta do ti takonin vetëm një etniteti, vetëm shqiptarëve”, shtoi Ivanov.

I pyetur se si i komenton zërat për konfederatë në Maqedoni, Ivanov është përgjigjur se pikërisht kjo është ajo që i ka sfiduat mijëra qytetarë që më tepër se një muaj të dalin në rrugë./21Media

Back to top button