Aktorja duket mjaft tërheqëse

Aktorja duket mjaft tërheqëse

Ajo mbahet mend për rolin e gruas së fortë dhe tërheqëse nga seriali i njohur “O’Clone”. Fjala është për aktoren e njohur, Vera Fischer apo siç njihet nga seriali “Iveti”, e cila me rolin e saj ka mbledhur pas vetes numër të madh të fansave anë e mbanë botës, shkruan rtv21.tv

Në kohën kur është xhiruar seriali, “Iveti” ka pasur 50 vjet, derisa është dukur në formë tejet të mirë trupore. Ndërsa, edhe sot 17 vjet pas, aktorja ndonëse ka mbushur 67 vjet, nga imazhet duket mjaft bukur dhe në formë.

Kjo shihet nga fotografitë e shumta që aktorja braziliane ka publikuar në instagram për 652 mijë ndjekësit e saj. Në imazhet e publikuara shihet se aktorja nuk ka pësuar ndryshime të mëdha në pamje.

Vera Fischer është lindur më 27 nëntor 1951. Ajo në vitin 1969 ishte zgjedhur “Miss Brazili “ dhe “Miss Universe” e këto epitete i kanë hapur rrugën drejt televizionit. Vera konsiderohet si sexy-simboli i Brazilit, ajo dy herë ka pozuar për revistën Playboy.

”O Clone” ka qenë telenovelë braziliane që ishte zhvilluar në Rede Globo nga 1 tetori i vitit 2001 deri më 14 qershor të vitit 2002, i cili ishte transmetuar edhe në RTV21./21Media

Fotografi nga përditshmëria e aktores