Izraeli ka thënë se do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara kështu duke u larguar nga organizata kulturore Unesco

Izraeli ka thënë se do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara kështu duke u larguar nga organizata kulturore Unesco

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka cilësuar vendimin e Shteteve të Bashkuara si “të guximshëm dhe moral”.

Udhëheqësja e Unesco-s Irina Bokova më herët tha se largimi i Shteteve të Bashkuara është një humbje e madhe për familjen e Kombeve të Bashkuara, shkruan rtv21.tv.

Largimi i Shteteve të Bashkuara do të finalizohet në dhjetor të vitit 2018, deri atëherë SHBA-ja do të mbetet anëtare e plotë.

Edhe në vitin 2011 SHBA-ja kishte mosmarrëveshje me Unesco-n, duke i ndërprerë shumicën e fondeve për shkak se këta të fundit e kishin pranuar Palestinën si anëtare me të drejta të plota./21Media