Një organizatë izraelite do të lëshojë raketën e parë për Izraelin për në Hënë në dhjetor

Një organizatë izraelite do të lëshojë raketën e parë për Izraelin për në Hënë në dhjetor

Me këtë iniciativë izraelitët shpresojnë të ndërrojnë mendimet për Izraelin si vend i vogël dhe pa teknologji të lartë dhe ambicioze.

Raketa e paemërtuar, e cila peshon 585 kilogram në nisje do të zbarkojë në hënë më 13 shkurt 2019 nëse gjithçka shkon sipas planit, kanë thënë organizatorët SpacecelL.

Image result for israel's first spaceship

Do të lëshohet përmes një rakete nga firma SpaceX e sipërmarrësit amerikan Elon Musk dhe do të përfshijë studime në fushën magnetike të hënës. Detyra e parë do të jetë vendosja e flamurit izraelit në sipërfaqen e hënës.

Projekti ka filluar nga Google Lunar XPrize të cilët kanë ofruar një çmim prej 30 milionë $ për ata që mund të gjejnë një mënyrë për të shkuar në hënë me çmim të ulët. Kjo është bërë për të nxitur shkencëtarët dhe sipërmarrësit për tu marrë me udhëtimet drejt hënës.

Një grup nga Izraeli i cili është bërë i njohur me emrin SpacelL  vendosën t’i bashkohen iniciativës dhe më vonë u partnerizuan me Israel Aerospace Industries.

Ky mision pritet të kushtojë 95 milionë dollar dhe është shumë e mbështetur nga miliarderi izraelit Morris Kahn. / 21Media