Tensionim i ri në Lindje të Afërt

Tensionim i ri në Lindje të Afërt

Avionët izraelitë shkatërruan një varkë ankoruar në qytetin e Gazës herët në mëngjesin e së mërkurës (23 maj), thanë banorët lokalë. Nuk pati raportime për viktima.

Ushtria izraelite tha se avionët kishin goditur “objektivat ushtarake që i përkisnin forcës detare të organizatës terroriste të Hamasit  dhe infrastrukturës së terrorit nëntokësor që i takonte Hamasit në Rripin Verior të Gazës.

Ushtria tha se sulmet ajrore u kryen në përgjigje të një incidenti të martën  kur një grup njerëzish nga Gaza shkatërruan rrethimin kufitar në Izrael dhe i vunë zjarrin një posti të ushtrisë.

Një Portal ka njoftuar se 6 raketa kanë qëlluar stabilimentet e një grupacionit  ekstremist islamik në afërsi të Xhabalës. Më herët ishte sulmuar  edhe një pikë vëzhgimi e Hamasit./21Media