Muri do të jetë i gjatë 65 kilometra

Muri do të jetë i gjatë 65 kilometra

Izraeli po ndërton një mur të madh në kufi me Rripin e Gazës, me qëllim që t’i shkurtojë lëvizjes Hamas furnizimin me armë strategjike përmes tuneleve, transmeton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Planifikohet që muri të jetë i gjatë 65 kilometra. Pas atentatit të muajit të kaluar ndaj zyrtarit të lartë të Hamasit, Mazen Fuqaha’a  para shtëpisë së tij, për të cilin organizata fajëson Izraelin, serish janë paraqitur tregime për konfliktin e ri.

Zyrtari i lartë i Hamas, Ismail Haniyeh në varrimin e Fuqaha’a premtoi se do të vazhdojnë rrugën e torturës. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman të dielën tha se ndërtimi i murit në kufirin me Gazën po përparon me tempo të mirë dhe kualitative.

Muri në fjalë do të kushtojë pothuajse një miliard dollarë dhe do të shkohet edhe me disa kate mbi dhe nën tokë.

Hamas që nga viti 2014 po tenton të riparojë tunelet e shkatërruara, të cilat dikur i kishte përdorë për sulme ndaj Izraelit./21Media