Pas tërheqjes së SHBA-ve nga UNESCO

Pas tërheqjes së SHBA-ve nga UNESCO

Izraeli përshëndeti sot tërheqjen e SHBA-ve nga UNESCO si fillimin e një epoke të re të Kombeve të Bashkuara dhe provën se kishte një çmim për t’u paguar për pozicionimet anti-izraelite.

“Ne po hyjmë në një epokë të re të Kombeve të Bashkuara, atë që kur praktikojmë diskriminimin kundër Izraelit, duhet të paguash çmimin”, tha në një komunikatë Danny Danon, ambasador i Izraelit në OKB.

“UNESCO është shndërruar në një fushë beteje për të denigruar Izraeli, duke neglizhuar rolin e tij dhe propozimet e vërteta. Vendimi i marrë sot tregon një kthesë për UNSECO-n. Rezolutat absurde dhe të turpshme të miratuara nga kjo organizatë kundër Izraelit kanë pasoja”, shtoi ai.

SHBA njoftoi sot tërheqjen nga UNESCO duke e akuzuar se është anti-izraelit.