Më shumë se 600 raketa u shkrepën nga e shtuna në Izrael

Më shumë se 600 raketa u shkrepën nga e shtuna në Izrael

Ushtria izraelite ka vrarë në një sulm të shënjestruar në Rripin e Gazës të Hamasit, Hamad Ahmed Al-Qudri, i cili ishte përgjegjës për transferimin e parave nga Irani në lëvizjet e armatosura në Gaza.

Sulmi ajror në makinën e tij është vrasja e parë e një komandanti ushtarak në pesë vjetët e fundit.

Në sulmet raketore që filluan dje, tre izraelitë dhe tetë palestinezë kanë vdekur deri më tani.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur mbi 210 herë në sulmet ajrore sot Rripin e Gazës dhe se më shumë se 600 raketa u shkrepën nga e shtuna në Izrael, prej të cilave 510 kaluan kufirin me Rripin e Gazës.

Shumë raketa ranë në zona të hapura, tha një zëdhënës i ushtrisë, por më shumë se 35 raketa goditën zonat e populluara.

Një numër shtëpish në Izrael janë shkatërruar dhe shumë banorë kanë ikur në strehimore.