Shyhrete Behluli feston ditëlindjen

Shyhrete Behluli feston ditëlindjen

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli sot ka mbushur 56-të vjet dhe këtë moshë e gëzon me shumë sukses në karrierë dhe afër një familje shumë të lumtur.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë dhe familjarët.

Mirëpo, urimi më special ishte rezervuar nga vajza e saj Engjëllusha e cila ka pak kohë që ka filluar karrierën muzikore dhe po ndjek hapat e nënës.

“Urime ditëlindje mami”- ka shkruar ajo sipër fotos së publikuar në InstaStory, ku edhe ka treguar dhuratën që i ka bërë nënës, e që bëhet fjalë për një buqetë me trëndafila të kuq.

Ndryshe, kujtojmë se “Nuse Kosovare” është bashkëpunimi i fundit nga Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha./21Media