Ja çfarë duhet të bëni nëse dëshironi flokë të gjata
23 Korrik 2019
Konsumoni këtë frut dhe nuk do të keni më probleme me flokët
Konsumoni këtë frut dhe nuk do të keni më probleme me flokët
Nëse vuani nga rënia e flokëve dhe mosrritja e tyre dhe dëshironi që të gjeni një zgjidhje sa më shpejt që është e mundur, atëherë mund t’i hidhni një sy frutave që konsumoni.
Një frut që ndihmon në rritjen dhe mos rënien e flokëve është pjepri. Ai është i dobishëm për rritjen dhe mbajtjen e tyre sa më të shëndetshme, përcjell rtv21.tv.
Pjepri konsiderohet si “minierë ari” falë përbërjes së lartë në vitamina dhe minerale. Për të përfituar më së miri nga vlerat e larta ushqyese të këtij fruti preferohet të konsumohet brenda muajve prill-gusht, që njihet edhe si sezoni i këtij fruti.
Shumë njerëz vuajnë nga rënia e flokëve dhe përdorin metoda të ndryshme për parandalimin e tyre. Mungesa e vitaminës B është përgjegjës për shkaktimin e humbjes së flokëve. Mjekët këshillojnë pjeprin që është i pasur me vitaminë B, si dhe acidi folik dhe inositol (substancë), të cilat ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve dhe nxisin rritjen e tyre.
Konsumi i frutave të pasura me vitamina dhe minerale mund të nxisë rritjen e flokëve dhe parandalimin e problemeve të flokëve. Pjepri është burim i mirë i betakarrotenit që konvertohet në vitaminë A brenda trupit. Vitamina A është jetike për flokët e shëndetshëm dhe rritjen normale të flokëve./21Media