Ekspertët e huaj kanë dhënë disa rekomandime

Ekspertët e huaj kanë dhënë disa rekomandime

Vendi ynë tash e sa vite po përballet me një fenomen që u ka kushtuar me jetë disa personave, përfshirë fëmijët.  Çdo ditë njerëzit po rrezikohen të ndeshen me qentë e pastrehë të cilët janë agresiv.

Disa ekspertë të huaj kanë dhënë disa rekomandime se si ta mbroni veten apo të parandaloni kafshimet nga qentë.

Mos krijoni panik, pasi është e vërtet se kafshët e ndjejnë frikën e njerëzve. Nëse ju bërtisni, lëvizni apo vraponi e provokoni qenin t’ju sulmojë.

Mos bëni kontakt sy më sy me qenin sepse mund të nxisni sjelljen agresive të tij. Nëse mbani sytë larg tij tregon se nuk jeni të frikësuar dhe me shumë mundësi qeni do të largohet.

Çdo objekt që keni në dorë mund t’ju vijë në ndihmë. Mund të shpërqendroni qenin me një objekt tjetër, që do t’i shërbejë atij për ta gërryer. Ekspertët ju japin disa ide se çka mund të përdorni në këto raste, si: këpucën tuaj, çantën apo shishen e ujit.

E fundit por jo pak e rëndësishme, komandoni qenin duke i thënë ‘largohu’. Nëse qeni vazhdon të reagojë agresivisht, përballuni me të, por duke mos harruar të shmangni kontaktin me sy. Sipas ekspertëve, sigurohuni të përdorni një ton më të lartë të zëri, në mënyrë që qeni të frikësohet e më pas të largohet./21Media