Shumë fëmijë e kanë më të vështirë përshtatjen me ambientin e çerdhes

Shumë fëmijë e kanë më të vështirë përshtatjen me ambientin e çerdhes

Fillimi i çerdhes është një sfidë për çdo fëmijë në fillim. Prindërit duhet të përballen me dëshirën e fëmijës së tyre për të qëndruar ose jo në një ambient të ri për ta.

Shumë fëmijë e kanë më të vështirë përshtatjen me ambientin e çerdhes. Edhe pse shumica e fëmijëve qetësohen dhe kalojnë shumë bukur, pasi mamaja ose babai ikin, prindërve kur e nisin ditën në këtë mënyrë, u thyhet zemra.

Nëse ndarjet vazhdojnë të jenë të vështira për fëmijët e juaj edhe pas ditëve të para në çerdhe, ju mund t’i provoni disa prej këshillave që i gjeni më poshtë.

Tregojuni hapat

Kur fëmijët e dinë se çfarë do të ndodhë, janë më të sigurt dhe më të qetë. Tregojuni atyre paraprakisht ku do të shkojnë dhe çfarë do të bëjnë.

Merrni me vete një lodër- Një lodër e preferuar me vete bën që fëmijët të humbin mendjen ose të qetësohen.

Mbani një orar strikt

Mundohuni të vendosni orare fikse kur e çoni dhe kur e merrni fëmijën nga kopshti. Kjo strukturë ndihmon fëmijën të organizohet dhe të krijojë siguri te familjarët.

Ikni pasi ta puthni

“Mos ikni fshehurazi!” thonë ekspertët “sepse kështu fëmija mëson të mos ketë besim tek ju”. Thoni “mirupafshim” pastaj ikni, përcjell Vizion Plus.

Çlironi stresin

Prindërit ndonjëherë ndjehen në faj që po i lenë fëmijët në kopsht dhe fëmijët mund ta ndjejnë këtë ankth. Prindërit duhet të jenë ata që të tregohen të qetë fillimisht që dhe fëmija të jetë i qetë.