Kujdes se çfarë hani

Kujdes se çfarë hani

Rreth 35% e tumoreve shkaktohen nga të ushqyerit keq, një e dhënë që pritet të rritet duke marrë në konsideratë efektin e plakjes së popullsisë, thekson LILT, Liga Italiane për Luftën Kundër Tumorit.

“Sot e dimë se 35% e tumoreve shkaktohet nga një e ushqyer e gabuar”, thotë preisdenti i LILT-së, Francesco Schittulli.

“Për pasojë është vendimtare, sot më shumë se kurrë, që t’i paraprihet”, thotë ai.

“Të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme, mos të pish duhan dhe të praktikosh aktivitete fizike rregullisht janë rregullat e para për të parandaluar shfaqjen e tumoreve”, vazhdon Schittulli.