Dy të huaj studiojnë Gjuhën Shqipe të motivuar nga dëgjimi i këngëve

Dy të huaj studiojnë Gjuhën Shqipe të motivuar nga dëgjimi i këngëve

Dy studentë të huaj bullgarë të cilët studiojnë Gjuhën Shqipe në Bullgari Vladimir Georgiev dhe Svetoslav Stfanov tregojnë kontaktin e parë që kanë pasur me Gjuhën Shqipe dhe çka i shtyri ata të studiojnë gjuhën tonë.

“Kontakti i parë i imi me gjuhën shqipe ishte në vitin 2009,  ndëgjova këngën e Kejsi Tola – Më merr në ëndërr”, thotë Georgiev në emisionin BonBon në Radio Televizionin 21.

Gjuhën shqipe kam filluar ta ndëgjojë në këngë e lajme, deri sa më është bërë pasion”, thotë Stfanov, student i Gjuhës Shqipe në Veliko Tarnova të Bullgarisë.

Të dy kanë ardhur në Kosovën për të qenë pjesë e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që këtë vit po shënon edicionin e 38-të. Ky seminar është hapur me 19-tën dhe do të jetë i hapur deri më 30.08.2019, shkruan rtv21.tv.

Du studentët bullgarë kanë vizituar Shqipërinë dy herë dhe kanë fituar përshtypje pozitive për Shqipërinë. Georgiev tha se “ në autobus të rinjtë ia lirojnë vendin më të moshuarve, pa menduar fare”./21Media