Xhaka i buzëqeshur në stërvitjen e parë

Xhaka i buzëqeshur në stërvitjen e parë

Problemet e Granit Xhakës te Arsenali si duket kanë përfunduar shumë shpejt.

Ylli shqiptar është rikthyer në stërvitje me skuadrën londineze në mëngjesin e sotëm. Xhaka është parë i buzëqeshur dhe duket se gjithçka që ka ndodhur mbetet vetëm e kaluar.

Mesfushori nuk ishte i ftuar në ndeshjen e Carabao Cup, ku Arsenali është mposhtur nga Liverpooli pas penalltive. Xhaka u dëgjua duke i sharë tifozët pasi këta të fundit e vërshëllyen, në ndeshjen me Crystal Palace.