Selena ka disa kërkesa për dashurinë e saj të radhës

Selena ka disa kërkesa për dashurinë e saj të radhës

Selena Gomez është e hapur për të gjetur përsëri dashurin e saj’ pasi pranoi se ka qenë ‘super, beqare’ për dy vitet e fundit.

26 vjeçarja ka një listë kërkesash se çfarë djali dëshiron ajo, transmeton rtv21.tv

“Natyrisht, ajo duhet ta ketë një shkëndijë, por ky është vetëm hapi i parë. Që lidhja të bëhet serioze, djali do të duhet të ofrojë shumë më tepër se kaq. Ajo dëshiron një dashuri të vërtetë dhe të pjekur, një partner me të cilin mund të lidhet në çdo nivel, dikush që nuk ka frikë të bëhet me të vërtetë i thellë me të. Ajo dëshiron një djalë që është shumë i sigurt në vetvete por nuk është kokëfortë “, tha një burim i këngëtares për HollywoodLife.

Por, më e rëndësishmja për të është besimi i plotë.

Selena më parë ka qenë në lidhje me Justin Bieber, 25 vjeç, midis viteve 2010-2018, dhe The Weeknd, 29, gjatë gjithë 2017-ës./21Media